FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E rëndë në Bulqizë! Mendoi se po qëllonte kafshë të egra, por ngjarja përfundoi ndryshe

Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë gjahu në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas një ngjarjeje të regjistruar gjatë natës.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në një zonë bujqësore të fshatit. Mësohet se personi që ka përdorur armën e gjahut tip çifte ka menduar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra, të cilat po i shkaktonin dëme të mbjellave.

Gjatë të shtënave, ai ka kuptuar se objektivi nuk ishte një kafshë, por një person që ndodhej në atë zonë, duke e lënë të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Bulqizës, ku ka marrë kujdesin e parë mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tij është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e incidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur mënyrën se si ka ndodhur plagosja. Efektivët kanë kryer veprimet procedurale dhe po analizojnë dëshmitë e personave të përfshirë, si dhe provat e mbledhura në terren.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet që ndaj autorit të merren masat sipas përcaktimeve ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?