E rëndë në Shkodër, i riu bie nga pallati dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot paradite në Shkodër, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga një pallat në lagjen Rus.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës.

Noa.al raporton se djali që ra, gjendej në një ballkon në katin e pestë të këtij pallati që shihni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga rënia.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pyetur nga noa.al, policia e Shtetit tha se nuk është identifikuar deri tani personi që ka ndërruar jetë. Të ndjerit nuk i janë gjetur mjete identifikuese.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendin e tragjedisë janë hedhur dyshime se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?