E rëndë në Tiranë, 77-vjeçari hidhet nga kati i 3 i pallatit, niset me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i moshuar është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 77-vjeçarin me inicialet H.K., i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?