E rëndë te Kalaja e Tiranës, sherr me thika
Një incident me plagosje është regjistruar pasditen e sotme në zonën e pedonales, pranë hyrjes së Kalasë së Tiranës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, pas një konflikti, gjatë të cilit një 39-vjeçar është dëmtuar me mjet prerës.
I plagosuri, i identifikuar me inicialet B. D., është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave të përfshirë në plagosje.
Grupet hetimore po vijojnë veprimet për dokumentimin ligjor të rastit dhe përcaktimin e dinamikës së konfliktit.
KOHA JONË SONDAZH

