E shantazhon Vuçiç? Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Tahiri: Nuk besoj që Rama të jetë kaq antikombëtar

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri në një intervistë në ”Open”, u ndal te deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku u shpreh se ky i fundit mund të jetë duke u shantazhuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Ndër të tjera ajo tha se nuk mund ta besojë që kryeministri shqiptar është antikombëtar pas deklaratave të dhëna gjerësisht në media.

“Këta këshilltarët e Ramës, nuk e di a i dëgjon. Mos është i shantazuar nga Vuçiç? Ky i korruptuar është, se i dolën dhe këta nga FBI. Nuk dua ta besoj se është antikombëtar”, tha Tahiri. Në lidhje me sulmin në Banjskë, tha se synimi ishte ndarja e veriut të Kosovës nga Serbia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?