E shtunë/ Temperatura deri në 38°C, por në zonat malore priten reshje shiu

Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa në orët e mesditës priten vranësira të pakta deri mesatare përgjatë zonave malore në lindje dhe juglindje.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra në male, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Era parashikohet të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në jugperëndim, si dhe në zonat luginore, era herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?