“E solla nga Parisi me thonj të paprerë”, Berisha “zë ngushtë” Ramën me deklaratën e Nanos

I “ngacmuar” nga mesazhi i urimit që kryesocialisti Edi Rama bëri sot për Fatos Nanon me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit, ish-kryeministri Berisha nuk ka humbur rastin për ti kujtuar Kryeministrit se çfarë mendonte për të ish-kryetari i partisë së tij.

Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook deklarata të Fatos Nanos vite më parë për Edi Ramën, ku spikat natyrisht ajo që lideri historik i socialistëve kishte thënë se Ramën e pati marrë me thonj të paprerë nga Parisi dhe e bëri Ministër Kulture.

“Degjoni vete nga goja e Fatos Nanos te shkuaren e Edvin Hajdutit”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?