E tallnin se ishte nga fshati, vetëvritet 17-vjeçari në Berat

Një rast tronditës u shënua në qytetin e Beratit, kur një adoleshent i dha fund jetës pasi nuk i duronte talljet nga shokët e tij të klasës.

Sipas gazetës ‘Panorama’, P.Xhaferaj, 17 vjeç, nuk i duronte dot talljet e shokëve, të cilët e quanin “fshatar”.

Viktima kishte dy vite që kishte ardhur në qytet për të studiuar në shkollën profesionale, pasi në fshatin e tij nuk kishte shkollë të mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo ditë, adoleshenti udhëtonte nga fshati Tomorr në drejtim të qytetit. Por shokët e mbanin larg tyre, pasi e konsideronin “fshatar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diçka e tillë kishte shkaktuar një traumë emocionale tek 17-vjeçari, që i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Policia ka marrë në pyetje disa nga nxënësit, që kanë konfirmuar se ditët e fundit ai ishte në gjendje të rënduar emocionale. Nxënësit pranuan se ai ishte subjekt tallje.

Megjithatë policia nuk përjashton edhe pista të tjera hetimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?