E tmerrshme, ISIS djeg të gjallë pilotin jordanez në kafaz (FOTO)

Militantët e ISIS vijojnë të tmerrojnë botën me vrasjet barbare të pengjeve. Shteti Islamik ka publikuar një video në internet, duke pretenduar se ka djegur të gjallë pilotin jordanez Moaz al-Kassabeh. Në video duket një djalë i ri i veshur me portokalli, i cili është mbyllur në një kafaz. Militantët i vendosin flakën kafazit, duke djegur të gjallë pengun.
Piloti 26-vjeçar Moaz al-Kassabeh u zu rob prej ekstremistëve në qytetin e Raqqa-s në Siri, pasi rrëzimit të avionit të tij, F-16 në dhjetor të vitit të kaluar. ISIS kërkoi lirimin e xhihadistes Sajida al-Rishawi në këmbim të jetës së pilotit. Al-Rishawi është dënuar me vdekje nga drejtësia jordaneze për terrorizëm. Tre ditë më parë ISIS shpërndau videon e ekzekutimit të pengut të dytë japonez, gazetarit Kenji Goto.

Ndërkohë autoritetet jordaneze nuk e kanë konfirmuar ende vërtetësinë e videos. Pamjet janë shpërndarë përmes një llogarie në “Twitter”, e cila njihet si burim për propagandën e ISIS.

SHKARKO APP