E tmerrshme.Zjarr në një klub nate në Bukuresht, humbin jetën 27 të rinj

 

27 të vdekur, pjesa më e madhe adoleshentë dhe të rinj si dhe rreth 155 të plagosur është bilanci i një zjarri që përfshiu një klub nate në Bukuresht të Rumanisë.

Ngjarja është nën hetim thanë autoritetet dhe ende nuk mund të flitet për shkaqet e zjarrit, por dyshohet të jetë shkaktuar nga fishekzjarret e përdorura gjatë koncertit që po zhvillohej në këtë klub.Dëshmiratët kanë treguar se një fishekzjarr që shpërtheu në skenën e mbushur me mjete piroteknike përhapi menjëherë flakët.

Mësohet se më shumë se 400 persona persona kanë qënë të pranishëm në këtë klub nate duke ndjekur një koncert në momentin që klubi u përfshi nga flakët. Një pjesë e viktimave mësohet të jenë shkaktuar edhe nga rrëmuja në dalje e numri të madh të pranishmëve në klub.

Gazetarët vendas thanë se ndërtesa ka qënë një ish-fabrikë e vjetër që u përshatt në klub nate me dyer të vogla dhe në momentin e tragjedisë vetëm njëra prej tyre është arritur të hapet.

Të plagosurit kanë plagë të shumta djegie dhe pjesa më e madhe janë adoleshentë thanë mjekët. Presidenti i vendit Klaus Iohannis shkroi në Facebok se “është një ditë e vështirë për të gjithë ne, për Rumainë dhe mua personalisht”

SHKARKO APP