E trishtë/ Apeli i 84-vjeçares që vuan nga skleroza: Më ndihmoni, kam humbur!
E moshuara që shihni në foto, e cila aktualisht ndodhet në sheshin ‘Avni Rustemi’ në Tiranë, kërkon ndihmë. 84-vjeçarja, e cila duket se vuan nga skleroza thotë se ka humbur, pasi ka ardhur nga Shkodra dhe se nipi i saj Armando Nazifi ndodhet në banesë sociale, por po e përcaktuar vendin ku.
Ndonëse shumë qytetarë i kanë ofruar ndihmën, e moshuara nga ana tjetër, duket konfuze në përgjigjet e saj.
Me vete gruaja ka edhe kartën e identitetit, ku shkruhet se quhet Mahmudije Nazifi, me vendlindje qytetin e Korçës. Teksa mbrëmjen e sotme ndodhet në mes të katër rrugëve, e moshuara bën apel autoriteteve që ta ndihmojnë.