E trishtë por e vërtetë, 50% e shqiptarëve nuk bënë pushime verore

Pushimet janë një luks për shqiptarët. Këtë e thonë edhe përfundimet e një sondazhi. Një në çdo dy shqiptarë nuk bëri pushime verore gjatë këtij viti dhe në këtë kategori shumica e tyre janë pensionistë ose persona që nuk kanë mjaftueshëm të ardhura.

Sondazhi i “Barometrit” në Euronews Albania, ku përballë pyetjes nëse kanë bërë pushime verore këtë vit, 49.7% e të pyeturve u përgjigjën se “jo” dhe 10.3% se “do të pushojnë vetëm fundjavave”.

Ndër këta persona që nuk mundën të bëjnë pushime, u vu re se 65.4%-77.2% e tyre janë ose pensionistë ose persona me të ardhura të ulëta. Në anën tjetër 30.4% e të pyeturve thanë se “kanë bërë pushime”, ndërsa 9.6% thanë se “do i bëjnë në vazhdim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?