E trishtë! Veç gruaja dhe policia në ceremoninë mortore, varroset 71-vjeçari që vdiq nga Covid-19
Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit 71-vjeçari F.M. i prekur nga Covid-19. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në spitalin Infektiv përpara 7 ditëve.
71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer mushkërie, diabet mellitus,fibrilacion arterial dhe hipertension. Ai u varros nën masa të rrepta sigurie, pa praninë e asnjë familjari, përveç bashkëshortes, e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi “pozitiv” me koronavirus.
Në funeral ishin të stacionuar edhe forca të shumta policore, për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Viktima erdhi nga spitali i Tiranës direkt në varreza.