E vërteta amerikane për vizat, Krasniqi: Jemi i vetmi vend i NATO-që SHBA na pezulloi

Politologu Afrim Krasniqi thotë se Shqipëria ndodhet në një krizë serioze marrëdhëniesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të administratës Trump për të pezulluar vizat, duke e cilësuar vendin tonë si të vetmin anëtar të NATO-s që përballet me një masë të tillë.

Krasniqi tha se vendimi nuk është surprizë, por rezultat i një procesi të gjatë akumulimi problemesh që lidhen me korrupsionin, trafikun, zgjedhjet dhe standardet demokratike në Shqipëri. .

“Është alarmante që Shqipëria përfshihet në një listë ku nuk janë vende me volume shumë më të mëdha emigracioni si India, Kina apo edhe Serbia në rajon. Kjo tregon se ka një problem serioz në komunikimin dhe besueshmërinë tonë si aleat”, u shpreh Krasniqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kritikoi ashpër reagimin e institucioneve shqiptare, duke thënë se Ministria e Jashtme ka dështuar të informojë qytetarët për pasojat konkrete të vendimit dhe hapat që po ndërmerren për zgjidhjen e situatës. Krasniqi shtoi se fakti që asnjë lider shqiptar nga Shqipëria apo Kosova nuk pritet aktualisht në Uashington është një sinjal edhe më negativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky është një lajm i keq për Shqipërinë. Ne kemi nevojë jetike për SHBA-në dhe nuk mund t’i trajtojmë marrëdhëniet strategjike me batuta apo propagandë”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?