E vranë me 7 plumba, kush e nxorri në pritë Ismet Çekorjan?

57-vjeçari Ismet Çekorja u vra në lagjen Kiras në Shkodër dhe ndërroi jetë në spital. Çekorja thuhet se është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar. Ende nuk dihet sesi, pasi është ekzekutuar vetëm disa metra jashtë shtëpisë.

“Karremi” mund ta ketë marrë në telefon, ose mund ta ketë thirrur jashtë oborrit, por ende nuk dihet nëse i njëjti person është edhe ekzekutori i tij. Deri më tani mendohet se ekzekutori i 57-vjeçarit ishte një person i vetëm. Çekorja u sulmua me breshëri arme zjarri, por mori 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat i kushtuan edhe jetën.

Tre ditë më parë, ai doli në një deklaratë për mediat, ku tha se djali i tij Bajrami nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Po ashtu Çakorja nënvizonte edhe se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.

Djali i viktimës u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes se 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë, por shpëtoi pa marre asnjë plagë.

SHKARKO APP