“E vrava kushëririn se më shahu nga gruaja”
26 – vjeçari Denis Zaka shpjegoi në gjykatë se kushëriri i tij, Vladimir Murrizi e kishte sharë nga gruaja, prandaj ai e kishte vrarë.
Të dy ishin duke pirë me njëri tjetrin, kur Zaka tha se situata u acarua. Viktima kishte nisur ta shante me fyerje banale për bashkeshorten e tij. Duke qenë nën efektin e alkoolit, ata janë konfliktuar.
Në grindje e sipër, Zaka ka nxjerrë thikën që kishte me vete dhe e ka qëlluar disa herë.
Pas këtij momenti, 26 – vjeçari e ka varrosur djalin e hallës së tij në një përrua. Në sallën e gjyqit, Zaka tha se ishte penduar për krimin, por gjykata vendosi masën e sigurisë me burg pa afat.
KOHA JONË SONDAZH

