E zuri poshtë traktori, humb jetën emigranti shqiptar në Greqi

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasditen e së mërkurës në Nea Potidea në Greqi.

Ai ka qenë duke punuar tokën e një shtetasi grek ndërkohë që është zënë poshtë nga traktori. 41-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije rreth orës 19:00 ai po rregullonte me duar frezën e traktorit.

Por në kushte ende të panjohura freza nisi të lëvizte dhe tërhoqi poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte pronari tokës që njoftoi menjëherë ambulancën dhe policinë. Shqiptari u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?