”Economist”: Harris në epërsi, probabiliteti për të fituar është 56%

Sipas “Economist”, në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ka një epërsi nga demokratja Kamala Harris, ku beteja mes dy gladiatorëve vendoset nga dallime shumë të vogla.

Harris mban një epërsi të ngushtë, me probabilitetin e fitores që është rritur nga 50% në 56%. Kjo do të thotë se probabiliteti i fitores së Harris është rritur gjashtë herë në krahasim me dje, ndërsa ai i Trump ka rënë në të njëjtat herë në krahasim me një ditë më parë.

Sa i përket zgjedhësve, gjetjet e sondazhit japin Harris 276, një numër që siguron fitoren e saj pasi kërkohet 270, dhe 262 për Trump.

SHKARKO APP