Ecuria e protestës, Bardhi: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i gjendur para Bashkisë së Tiranës, i pyetur se sa do vijojë kjo protestë, tha se tani e kanë qytetarët në dorë dhe do zbatohet vullneti i tyre. ”Protestën e çuam deri në fund, sipas asaj që ishte planifikuar, tek Bashkia. Do i bindëmi vullnetit të qytetarvëe, se deri kur do vazhdojë mosbindja civile. Kështu është kur ke polici nën ombrellën e krimit të organizuar, që lag qytetarët, hedh gaz lotsjellës dhe dhunon. Hapat tona do i bëjmë të ditura hap pas hapi”, tha deputeti.

SHKARKO APP