FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edhe 14 kryebashkiakë marrin mandatet 4-vjeçare nga KQZ-ja

61 bashkitë e vendit po shkojnë drejt ceritifikimit të rezultatit që doli nga zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku PS-ja fitoi bindshëm dhe PD-ja pësoi humbjen më të thellë dhe drastike.

Komisioni Qëndror Zgjedhor, këtë të mërkurë miratoi shpërndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor për subjektet politike të zgjedhjeve të 14 Majit për Këshillat Bashkikë të Bashkive: Peqin, Has, Kukës, Vau Dejës, Mirditë, Mat, Klos, Bulqizë, Shijak, Cërrik, Gramsh, Prrenjas, Patos, Roskovec.

KQZ vendosi dhënien e mandatit të Kryebashkiakut për Bukurosh Maçi, i propozuar nga PS në Bashkinë e Peqinit. I dha mandatin Miftar Dautit, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Has. Po ashtu, edhe Safet Gjicit të propozuar nga PS, në Bashkinë e Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

KQZ po ashtu vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë për Kristian Shkrelin, të propozuar nga PS, në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në Mirditë iu dha mandati Albert Mëlyshit, propozuar nga Bashkë Fitojmë, Në Mat, Agron Malaj propozuar nga PS. Në Klos Valbona Kola nga PS. Në Bulqizë, Festime Mjeshtri nga PS. Në Shijak Elton Arbana PS, në Cërrik Andi Salla nga PS, në Besion Ajazi në Gramsh nga PS, Në Përrenjas Nuri Belva nga PS. Në Patos Fation Duro nga PS Në Roskovec Majlinda Bufi nga PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?