Edhe 3 deputetë në prokurori

Për llogari të dosjes “Doshi” prokuroria për Krime të Rënda, pasditen e sotme, në orën 18,00 do të marrë në pyetje Spartak Brahon, Petrit Vasilin dhe Edi Palokën.

Sipas prokurorisë, pas dërgimit të fletë-thirrjes ata kanë konfirmuar paraqitjen, në këto seanca pyetjesh ku pritet të japin dëshmi veçmas nga njër-tjetri.

Të tre të deputetët janë ftuar me cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, për të dhënë versionin e tyre zyrtar për komplotin e vrasjes së deputetit Tom Doshi.

SHKARKO APP