Edhe 4 ditë kohë për t’u pajisur me Kartë Shëndeti

30 prilli është afati i fundit për pajisjen me kartën e shëndetit dhe në zyrat kryesore në Tiranë vijojnë radhët e gjata.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka njoftuar qytetarët se pas datës 30 prill në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët e papajisur me kartën e shëndetit dhe kjo ka nxitur më tepër krijimin e radhëve për 5 ditët e fundit të afatit.

Sipas të dhënave të marra nga institucioni, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692.500 karta. Ndërsa këtë vit, deri në fillim të prillit, janë shpërndarë 539 998 karta shëndeti dhe rreth 6955 të tilla janë lëshuar online.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bazuar në vendimin e qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe identifikimin e personave të siguruar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor”, identifikimi i personave të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, bëhet me anë të kartës së shëndetit. Karta e shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale dhe e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?