Edhe 5 pacientë lënë spitalin, Manastirliu: 76 të shëruar
Një lajm të mirë ka dhënë këtë pasdite ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se edhe 5 pacientë e kanë lënë sot spitalin, duke e çuar numrin e të shëruarëve në 76. Ky lajm i mirë sjell plot shpresë për të ardhmen në këtë situatë të paqartë dhe të trazuar që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. ”5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv . Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19. Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga Covid-19”.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/920752488380802/?type=3&theater