Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edhe Dritan Dajti drejt lirimit nga burgu

Aktualitet
E mërkurë, 8 Korrik 2020 17:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dritan Dajti, njeriu që mbajti peng për më shumë se 10 vite drejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve dhe që në fund arriti të rrëzojë burgimin e përjetshëm, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burg, ka kërkuar bashkim dënimesh. Kërkesa është depozituar në gjykatën e Elbasanit dhe siç mësohet në datën 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjykata e Elbasanit sqaron se Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, ti hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 6 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 7 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 7 orësh

Me kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti për bashkim dënimesh, ka qënë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, që çuditërisht dhe nuk dihet pse, pikërisht ky prokuror ishte ai që përfaqësonte akuzën në këtë proces gjyqësor për bashkim dënimesh, në një kohë kur duhet të paraqiteshin prokurorët e sektorit të ekzekutimeve. Sipas dokumentacionit që disponon “Shqiptarja.com”, thuhet se Dritan Dajti është dënuar tre herë nga drejtësia Shqiptare, dhe ka marë pafajsi një herë për plagosjen e rëndë me dashje në dëm të shtetasve Adnand Derraj dhe Ergys Ferhati ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2001. Rezulton se në 29 qershor 2004, Dritan Dajti dënohet në mungesë me 20 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Agim Beqja, “Vjedhje me Dhunë” në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu në datë 14 nëntor 2005 Dritan Dajti është dënuar në mungesë me 9 vjet burgim për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me përdorimin e armës, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Rezulton se në 17 mars 2006 gjykata e Tiranës ka kryer bashkimin e dy vendimeve me 20 dhe 9 vite burgim të mara në mungesë nga Dritan Dajti dhe dënuar atë sërisht në mungesë me një vendim të vetëm me plot 23 vite burgim. Gjatë qëndrimit në arrati, Dritan Dajti u përfshi në një vrasje të pesëfishtë në 7 gusht në Durrës, ku mbetën të vrarë efektivët e policisë Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec. Mes personave që mbetën të vrarë nga Dritan Dajti, sipas prokurorisë ishte dhe Ledio Mara, shok i Dajtit nga Lushnja dhe u plagos Fatjon Shamku. Për këto 5 vrasje në datën 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Dritan Dajtin me 25 vite burgim duke i rrëzuar dënimin e shkallës së parë që e kishtë shpallur fajtor dhe dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm.

Në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” thuhet se “…deri në datën 27 dhjetor 2019, Dritan Dajti ka vuajtur 19 vjet e 3 muaj e 10 ditë burgim. Kjo duke llogaritur vuajtjen e dënimit sipas dinamikës së paraqitur në gjykatë nga burgu i Peqinit si dhe paraburgimet që ka bërë Dritan Dajti nga dita e arrestimit në 20 prill 2001 dhe deri më datën 17 nëntor 2003 kur u arratis. Pas marjes së dënimit me 25 vite heqje lirie për 5 vrasje dhe një plagosje, Dritan Dajti në Muajin Maj 2020, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Elbasanit, ku ka kërkuar bashkimin e dy dënimeve me 23 dhe 25 vite burgim, në një të vetëm.

Kërkesa është shqyrtuar nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili së bashku me prokurorin Kreshnik Ajazi kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Dajtit, duke e dënuar atë me një vendim të vetëm prej 25 vite burgim. Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjyqtari i Ebasanit Tomor Kullolli sqaron se Dritan Dajtit, i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë e 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e arrestimit në 20 prill 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasja, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, ti hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

Burimi: Shqiptarja.com

Etiketat e lidhura

Dritan Dajti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.