Edhe Holanda bllokon shqiptarët, asnjë shans për azil

 

Pas Gjermanisë, emigrantët shqiptarë nuk do të kenë asnjë mundësi të përfituar azil as në Holandë.

Qeveria holandeze e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, çka do të thotë se nga vendi ynë nuk do të pranohet asnjë azilkërkues.

Në të njëjtën listë janë shtuar edhe Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Ministri holandez i Drejtësisë, Klas Dijkhof, tha për mediet vendase se me këtë vendim synohet të ndalet fluksi i emigrantëve nga Ballkani që trokasin dyerve të Holandës. Ata që aplikojnë për azil, sipas ministrit, do të kthehen menjëherë.

SHKARKO APP