Artistët në krah të Veliajt, Anxhela Peristeri: Në këto 4 vite nuk më ke zhgënjyer, Tirana vazhdon të rritet

Vijon mbështetja e madhe e komunitetit të artistëve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një videomesazhi, këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë Anxhela Peristeri thekson se nuk është zhgënjyer që iu bashkua 4 vite më parë fushatës së kryebashkiakut e frymëzuar nga ndryshimi i Tiranës.

Përshëndetje Erion! Iu bashkova fushatës tënde në vitin 2019, e frymëzuar nga ndryshimi i Tiranës në 4 vitet e tua të para, si kryetar bashkie i Tiranës dhe ja ku jam sërish sot akoma më e sigurt dhe më e bindur për zgjedhjen time. Në këto 4 vite nuk më ke zhgënjyer, përkundrazi Tirana vazhdon të rritet dhe të bëhet edhe më e bukur dita-ditës. Ka akoma gjëra për t’i përmirësuar dhe për t’u rregulluar, megjithatë unë jam prapë me ty, kam shumë besim tek ty dhe do të mbështes gjithmonë”, shprehet këngëtarja Anxhela Peristeri.

SHKARKO APP