Edhe KLP pranon përgjysmimin e pagës mujore
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos unanimisht të përgjysmojë pagën mujore të anëtareve.
Përvec kësaj Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendos në dispozicion të Ministrisë së Financave një shumë rreth 7,8 milion lek nga fondi i pagave të cilit Këshilli nuk do ta shpenzojë për vitin 2020.
Mbledhja e sotme e Këshillit te Lartë i Prokurorisë u mbajt paraditen e sotme nëpërmjet platformës on-line ku morën pjesë të nëntë anëtarët e Këshillit.
“Në përgjigje të thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi e drejtuar institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj me shkresë zyrtare me datë 2 Prill 2020 mbi kontributin financiar për lehtësimin e përballimit të situatës së pandemisë COVID 19 dhe në vazhdën nëpërmjet përgjysmimit të pagave për drejtuesit të lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi në mënyrë unanime për t’i përgjigjur pozitivisht kësaj nisme në shenjë solidariteti më qytetarët shqiptarë të prekur nga masat ndaluese të kësaj pandemie, duke përgjysmuar pagën mujore të anëtareve të Këshillit.”