
Kriza e strehimit dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve të qirave po kthehen në një shqetësim madhor për qytetarët në shumë vende të Europës. Nga Athina në Tiranë, por edhe në kryeqytete të tjera europiane, vështirësia për të siguruar një banesë të përballueshme po nxit pakënaqësi dhe mobilizim qytetar.
Mijëra studentë e qytetarë studentë protestuan të mërkurën në Athinë, duke dalë në rrugë kundër rritjes së pandërprerë të çmimeve të qirave dhe vështirësive për të gjetur një banesë me kosto të përballueshme. Protestuesit kërkuan ndërhyrjen e qeverisë për të frenuar krizën, e cila po prek gjithnjë e më shumë familjet, të rinjtë dhe shtresat me të ardhura të ulëta.
Edhe në Tiranë, çështja e strehimit dhe rritja e kostos së jetesës kanë sjellë pakënaqësi të studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministri Edi Rama. Tiranë qytetarët ngrenë shqetësimin se sigurimi i një banese po bëhet gjithnjë e më i vështirë, veçanërisht për të rinjtë dhe familjet me të ardhura mesatare.
Kështu, protesta në Athinë nuk është një rast i veçuar, por pjesë e një fenomeni më të gjerë që po përfshin Europën, ku qytetarët po kërkojnë politika konkrete për ta bërë strehimin të përballueshëm dhe për të mos lejuar që banesa të kthehet në një privilegj për pak njerëz.
