Edhe pse një nga deputetet më aktive, por la në listën e hapur. Çupi: Synimi është rikthimi në pushtet i PD

Dhurata Çupi ndonëse një nga deputetet më aktive të PD, është në listën e hapur të kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit. Ajo thotë se nuk ndjen zhgënjim për përfshirjen e saj në garë dhe e konsideron këtë proces si një hap pozitiv për partinë.

”Jam pjesë e PD që nga fillimet e saj dhe kam hyrë në strukturat qendrore pas një vote në Këshillin Kombëtar në vitin 2009. Nuk kam asnjë zhgënjim. Do të isha e zhgënjyer nëse nuk do të më jepej mundësia për të kandiduar, por kjo nuk ka ndodhur”,-deklaroi Çupi në ”News”.

Ajo e cilësoi listën e hapur si një proces me dinjitet politik, duke theksuar se qëllimi kryesor i PD-së mbetet rikthimi në pushtet dhe ndalja e korrupsionit qeveritar.

Swiss Digital Desktop Reklama

”PD ka një program dinjitoz për qytetarët dhe lista e hapur është një mundësi për të garantuar përfaqësim të drejtë. Synimi është i qartë: të sjellim PD-në në pushtet dhe t’i japim fund nivelit të lartë të korrupsionit që ka mbërthyer vendin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?