Edhe qindra milionë euro do t’ia fitojë shtetit shqiptar biznesmeni Ndue Kola. Pazar me qeverinë?!

-Ministrja e Transportëve nis shkresën “ANK shpk” me pronar biznesmenin Ndue Kola që të prishet koncesioni në mënyrë të njëanshme dhe më pas t’ia jap një firme greke të lidhur me Rilindjen. Pra biznesmeni e hedh në arbitrazh ndërkombëtar dhe e fiton si Beccheti, me disa qindra milionë euro. Pse nuk heton SPAK këtë aferë të madhe, ku njëra palë e prish kontratën dhe pala private bën sikur “zemërohet” dhe fiton paratë me gjyq pa punuar?

Një shkresë e ministres së Transportëve, zonjës Balluku, drejtuar  firmës ANK shpk me pronar Ndue Kola që ka marrë zyrtarisht koncesionin e autostradës Milot-Balldre (Lezhë) thotë se kontrata do prishet nga qeveria. Por burime të mirëbesuara nga kjo ministri tregojnë se biznesmeni Ndue Kola do ta fitojë në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Pra do të marrë me shumë se biznesmeni italian Beccheti, para këto që do dalin nga arka e shtetit shqiptar. Nga kjo shkresë që futëm në dorë, nga kjo ministri, si dhe nga heshtja e biznesmenit ndaj pyetjes se Koha Jone se pse po prishet koncesioni, bile reagimi i tij i egër se “ça ju duhet ju me punët e mija, shikoni punët tuaja!’, krijohet përshtypja se ka Pazar. Pra ta prishim dhe fitoje! Dhe ndajmë eurot përgjysëm!

Ka vite që ka filluar një lojë djallëzore për të fituar para të “pastra” me vendime gjykatash, sidomos me ato ndërkombëtare, të cilat janë të pa apelueshme. Qeveria shqiptare humbi gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti në shuma mbi 135 milionë euro, të cilat nga vonesat në pagesa do rriten për buxhetin e shtetit shqiptar. Po kështu opozita ka dhënë fakte dhe ka kërkuar nga SPAK që Avokatura e Shtetit po bën shkresa me hile në gjykata ndërkombëtare që ti fitojnë gjyqet kompanitë ndaj qeverisë shqiptare, ndërkohë Avokatura e Shtetit ka detyrë të mbrojë interesat e Shtetit Shqiptar.

Akuzat janë shumë të ashpra ndaj kësaj metode, aqsa shkohet nga opozita deri atje sa flitet se vetë ministra të caktuar bëjnë marrëveshje me firma të ndryshme që kanë marrë koncensione apo kontrata qindra milionë euro, që u thonë po biem dakort që ta prishim kontratën në mënyrë të njëanshme dhe ti na hidh në gjykatë arbitrazhi ndërkombëtar dhe e ke të fituar. Dhe paratë paguhen nga buxheti i shtetit shqiptar. Pazari mbetet se ndajnë paratë përgjysëm; gjysmën zyrtari i lartë , ai që urdhëron për prishje kontrate dhe pjesa tjetër shkon në llogaritë e biznesmenit që iu prish kontrata.

Pra këto janë marrëveshje mafioze me paratë e buxhetit të shtetit, pasi edhe kur të humbas PS-ja në zgjedhjet e 25 prillit 2021, përsëri qeveria e re do jetë e detyruar ti paguajë eurot e gjyqit ndërkombëtar. Pra edhe kur të kalojnë në opozitë do kenë qindra milionë euro për të marrë dhe ndarë me njeri tjetrin!

Po kështu qeveria shqiptare ka prishur dhe po prish disa kontrata koncensionare me firmë e vulë, natyrisht në bashkëpunim mafioz me firmat, dhe fitojnë dy herë qeveritarët. Hera e parë në bashkëpunim me firmën që bien dakort t’ju prishet kontrata në mënyrë të paligjshme dhe hera e dytë marrin prapë para korrupsioni me firmën tjetër që ia japin koncensionin e atij që i prishet. Këtë ka thënë opozita. Pra miliona euro me dy duar.

Duket se edhe në rastin në fjalë palët kanë rënë dakort; biznesmeni që ka fituar koncensionin e rrugës Milot-Balldre (Lezhë), Ndue Kola dhe qeveria, pra që biznesmeni të hesht, ndonëse ka gjetur kredinë 100 milionë euro. Kur ANK shpk ka siguruar kredi 100 milionë euro, dhe ka krijuar krejt bazën e nevojshme materiale dhe makineritë pse prishet kontrata apo që ti ndajnë eurot?!

Ministrja do të nis shkresën finale se koncensioni prishet dhe me sa duket po i jepet një kompanie të huaj, greke, ku është lidhur një pjestar i lartë i Rilindjes. Me shkresën tjetër që do nis ministrja Balluku pala e firmës ANK shpk, firma do bëjë padi në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit, ku natyrisht do të fitojë qindra milionë euro dëmshpërblim, pa bërë asnjë punë, dhe më pas biznesmeni do t’i ndajë me pazarxhinjtë në qeveri. Ndërkohë biznesmeni Ndue Kola, hesht, që bën si i mërzitur që po ia prishin koncensionin në mënyrë të njëashme qeveria, pasi me atë kontratë koncesionare dhe me kredinë 100 milionë euro që ka siguruar me shkrim, ai e fiton gjyqin ndërkombëtar.

Pra fiton gjyqin me hile ligjore, merr qindra milionë si dhe më pas fiton edhe dhjetra milionë euro nga zhavorri dhe mjetet që ka gati për fillim pune, sipas asaj që ka firmosur.

Kjo është një lojë e rrezikshme me financat e shtetit shqiptar, sidomos tani që po vijnë zgjedhjet dhe të gjitha gjasat janë se humb thellë Rilindja, por ama qindra milionë euro do vazhdojnë të ikin nga buxheti shtetit në xhepat e Ndue Kolës dhe atyre me të cilët ai ka bërë pazarin që t’ia prishin kontratën e Milot- Balldre.

Biznesmeni ka investuar miliona e miliona dollare në inerte, zhavorr, makineri, etj të cilat pasi qeveria t’ja prishë kontratën në mënyrë të njëanshme do ti shesë dhe do marrë prapë miliona, e ndërkohë që do të hedhë si Beccheti shtetin shqiptar në Arbitrazh. Letrat që po hartohen me mjeshtri nga qeveria janë që ai e fiton mënjëherë dhe merr qindra milionë euro nga shteti shqiptar.

Pra ai pa punuar do marrë shuma të jashtëzakonshme në euro.

SPAK-u duhet të hetojë dhe vërë para përgjegjsisë këta qeveritarë dhe biznesmenë që bëjnë pazare për t’ju prishur kontrata që të marrin para falas./Qamil Xhani/

 

SHKARKO APP