Edhe testin e matematikës opozita e nxori?

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, përmes një postimi në facebook, ka publikuar fotot e tezës së matematikës, ku thotë se testi i matematikës është zbuluar dhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi. Ajo ka ironizuar me pyetjen e famshme të provimit të letërsisë, duke thënë se “Turi do ia kishte dalë më mirë mbase se e e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama”.

Postimi i plotë

Edhe testin e matematikës opozita e nxori? U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto. Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë show me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama. Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?