Edhe tetë të plagosur në Rubik. Policia jep sqarime për ngjarjen

Një person ka gjetur vdekjen dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur kur dy automjete janë përplasur midis tyre në qytetin e Rubikut.

Policia lokale bën me dije se automjeti i një agjencie turistike është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të dytë.

Njoftimi i policisë lokale:

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjencie turistike me drejtues K.M.,me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP