Edhe Topalli kundër “Primit” Edi Rama- Lul Basha

 

 

Një fjalim shpërthyes e drithërues ka mbajtur sonte Jozefina Topalli. Me tonin e një lidere potenciale, të një ish-kryetare parlamenti dhe të një politikane të pa akuzuar nga ansnjeri për shkelje ligji apo korrupsion, Topalli iu drejtua Kreyministrit Rama se “ Harroje Primin e sistemit zgjedhor ti që ke ba pazare për të qendrue në pushtet. Merru me hallet e popullit se ka shkue gjendje atje ku nuk mban ma. Shko e shif ça po ndodh me njërëzit e thjeshtë! Janë pa bukë, pa asnjë gja, pa punë dhe ti ma shumë mendon për “Primin” e sistemit zgjedhor sepse synon më nejt prapë në pushtet vetëm. Shko në popull  e prek mjerimin!”.

Këto ishin një pjesë nga fjalimi i Jozefina Topallit, e cila nuk kishte dalë ndonjëherë kaq fort si lidere në parlament, pas Berishës. Siç duket kjo dyshe demokrate mban gjallë në selinë blu e në Kuvend pishtarin e revoltës popullore kundër Ramës dhe ministrave të tij socialist.

Më parë për sistemin zgjedhor me Prim kishte folur edhe ish-kryeministri Berisha që  tha se nuk do ta miratojmë kurrsesi sepse zhduk si me fshesë 1/3 e votave të partive të tjera dhe i jep partisë së parë, e cila ndonëse nuk ka fituar shumicën prej 71 deputetëve, një numër deputetësh falas, diku tek 20 deputetë vetëm se ka dalë  parti e parë. Kjo nuk është e drejtë tha edhe kryetari dhe ish-Presidenti Bamir Topi.

Fjala e rreptë e Jozefina Topallit duke se ka ardhur edhe si përgjigje për pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën për Primin e sistemit zgjedhor. Me sa duket Jozefina nuk pret më ngathtësinë e liderit të PD-së për të rrëzuar Ramën me protesta, ndaj ka dalë në plan të parë direkt pas Berishës.

Jozefina ka ndezur motorat e protestës popullore, bashkë me Berishën, kundër Edi Ramës.

SHKARKO APP