“Edhe unë ia shkruaj fjalimet Kryeministrit Rama”

 

Edi Rama njihet për  shkrimet, polemikat, fjalimet brilante, intervistat e shkruara, pamfletet politike, etj. Në këtë drejtim mbetet në Toplistë i pari. I paparë është në polemikat dhe batutat që shkruan e hedh në publik apo në parlament. Por kur je kryeministër nuk ke as kohë për ti shkruar fjalimet. Duhet një staf i përgatitur që jo vetëm të njoh problemin për të cilin do të flas kryeministri, por edhe një dorë brilante për fjalët, për çdo gjë që do të lexojë vetë kryeministri.Duhet të jesh "Edi" kur shkruan. Pra duhet një talent ose talente për për ti hedhur në letër ato që Rama do ti lexojë si aktor që mbetet në lexim e interpretim. Thuhej se ishin tre veta që merren me këtë sektor shumë të rëndësishëm të kryeministrisë  e përflitej se Endri Fuga ia "krihte" fjalimet apo shkrimet, por tani na del një vajzë  talente. Drejtorja e Njësisë së Hulumtimit dhe Komunikimit, Falma Fshazi pranoi se kur i vjen radha fjalimeve, Edi Rama bëhet “tekanjoz”. Pra dora e fjalimeve duket se qenka Falma Fshazi. E panjohur deri tani në media, por ja që doli talentja.

E pyetur në "Wake up", në emisionin e mëngjesit në Top Channel, nëse ka ndodhur që të griset një fjalim i përgatitur nga kryeministri dhe të rishkruhet nga e para, ajo shkoi më tej.

“Zoti Rama, është një shkrimtar fantastik, dhe ka ndodhur shumë herë që të punohet dhe ripunohet, një shkrim. Ashtu siç ka ndodhur që të ketë një fjalim, dhe të mos përdoret asnjë fjalë e tij.” tregoi drejtoresha e kryeministrisë.

Falma Fshazi pranoi se është pjesë e një grupi pune në kryeministri që merret ekskluzivisht me fjalimet e Edi Ramës.“Në fakt unë kam qenë pjesë e nje ekipi. Krijohet një njësi që i dedikohet shkrimit të fjalimeve, dhe unë isha pjesë e nje ekipi që merret me fjalimet e kryeministrit. Dhe jam akoma aty”, saktësoi Falma Fshazi gjatë intervistës.

Në momentet delikate, Edi Rama duket se ulet vetë të shkruajë. Kështu ka ndodhur me fjalimin e armëve kimike, kështu edhe me fjalimin për lojtarët e kombëtares, pas fitores me Armenine.“Është totalisht ai autori në këto dy raste, vetë kryeministri” ka rrëfyer Fshazi, që ashtu si i gjithë stafi i afërt i kryeministrit, duket e mrekulluar nga aftësitë e tij letrare.

Por meqënëse Falma deri tani është një talente, por që nuk ka dalë në media apo publik siç doli sot ajo ka nevojë edhe të shkruaj vetë me emrin e saj, e jo vetëm të kryeministrit.

I pyetur për këtë talente të re të pazbuluar të fjalës e të interpretimit të realitetit kryeredaktori i "Koha Jone" Qamil Xhani tha se edhe mund të shkruaj në "Koha Jone" , por pa honorare si dikur shefi i saj  Edi Rama, i cili u bë i njohur në "Koha Jone" ndër vitet 1991-1997 !

SHKARKO APP