Edi Paloka: 90% e deputetëve që mbështetën Bashën, tani duan rikthimin e Berishës
Deputeti demokrat Edi Paloka dhe analisti Ergys Mërtiri debatuan në lidhje me pozicionin e Sali Berishës në raport me grupin parlamentar demokrat. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Paloka tha se 90% e atyre që mbështetnin Bashën kërkojnë rikthimin e Berishës në grup.
Mërtiri-Berisha është i dobët sepse është kundër të fortit, SHBA. Prandaj nuk e ka as grupin parlamentar me vete. Ai është vetë jashtë grupit parlamentar. Ai rri në bankë të fundit.
Paloka-Ajo që ka ndodhur është se 90% e atyre që quheshin mbështetës të Bashës, futjen e Berishës në grup e kanë bërë të qartë. Pyeti a jeni dakord që Sali Berisha të kthehet në grup.
Mërtiri-Nuk jam agjenci sondazhesh. Fakte publike nuk kam.
Paloka-Fakti është ky: 90% e atyre 30-ve kërkojnë rikthimin e Berishës në grup.
Mërtiri-Pse nuk është kthyer?
Paloka-Kush e ndalon? Ne jemi pjesë e grupit. Nuk na ka përjashtuar kush ne. Kuvendi ka shkelur ligjin sepse Edi Rama dhe Taulant Balla mbështesin Bashën dhe Alibeajn.