Edi Paloka: Kemi informacione për ministra dhe deputetë të lidhur me krimin. Do të kërkojmë krijimin e Komisionit të së Vërtetës

Edi Paloka ka deklaruar se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni që do të quhet Komisioni i së Vërtetës.

Sipas Palokës, synimi i këtij Komisioni do të jetë zbardhja e lidhjeve të politikës me krimin.

“Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi në një narkoregjim që nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE, asnjë të vetëm. Mazhoranca nuk pranon të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Rama dhe regjimi i tij shkelin të drejtat e njeriut, nuk kanë standardet më minimale të zgjedhjeve.

Reforma në Drejtësi, qytetarët pas kësaj të famshmes, përballen me një torturë që se kanë kaluar ndonjëherë në dyert e drejtësisë janë mijëra dosje në sirtare. Një qytetari i duhen 14.6 vite që çështja t’i mbyllet.

3 liderët kryesorë të opozitës, ai PD-së është nën arrest, kryetari PL-së dhe ai i Partisë Republikane janë nën persekutim publik nga çështjen që u janë hapur.

Vetëm dy ditë më parë kolegu jonë u detyrua që shkojë pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllain e ish-ministrit.

Duhet të ishte pas hekurave, por është ngarkuar nga Rama të drejtojë ndryshimet në drejtësi.

Ne do të kërkojmë ngritjen e një komisioni që quhet Komisioni i së Vërtetës që do të kërkojë të zbardhë lidhjet e politikës me krimin”, tha Paloka në një dalje për mediat.

SHKARKO APP