Edi Paloka kundër zgjatjes së Vetting-ut: Nesër provat
Deputeti demokrat Edi Paloka, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka bërë me dije se nesër nuk do të jetë në seancën plenare ku pritet të votohet zgjatja e mandatit të Komisioneve të Vetting-ut. Po ashtu Paloka sqaron se është kundër këtij vendimi.
Postimi i plotë
Në pamundësi për të qenë nesër prezent në seancën parlamentare, ku do të diskutohet dhe votohet për zgjatjen e afatit të Komisionit të Vetting-ut, po bëj publik qëndrimin tim “KUNDËR”.
Kush voton për ti zgjatur jetën një komisioni të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve, i cili në të gjithë aktivitetin e tij ka marrë vendime politike, duke kthyer në farsë Reformën në Drejtësi, është thjesht shërbëtor i Ramës në kapjen e plotë të drejtesisë.
Deputetët që janë në atë Parlament me votën e demokratëve, nuk mund të bëhen pjesë e një procesi të tillë.
Nesër do të jemi përpara një fakti tjetër që do të tregojë qartazi se cila është opozita e vërtetë dhe kush është kthyer në bishtin e Ramës me zi se “opozita e korpëratës dhe jenisherit”.