Edi Paloka: “Populli mund ta tejkalojë opozitën”. Pyetja shtrohet: Të pushtojë Parlamentin?!

 

I pyetuar se cfarë do të ndodhë në mitingun e PD-së në 12 mars, ai është përgjigjur: “çfarë bën populli është punë e popullit thoshte Rama dikur. PD-ja e ka fshikulluar për një kohë të gjatë intervistën e ish kryeopozitarit përpara 21 janarit  ku thuhej se populli i zemëruar mund ta tejkalonte opozitën. Madje ajo e shndërroi atë edhe në një spot televiziv por këtë radhë Edi Paloka i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” ka theksuar se Partia Demokratike nuk do të mbajë përgjegjësi për atë që do të mund të bëjë populli në protestën e 12 marsit.Pra eshte llogoritur se populli mund te tentoje te hyje e te pushtoje parlamentin?! Skenar? Apo populli nuk permbahet me derisa te hyje ne parlament?! Situata po precipiton furishem deri ne paralajmerime te selise blu se "populli nuk mbahet me!". Dmth do pushtojne parlamentin apo do te rrijne dite-nate perreth kryeministrise? Tensioni politik po rritet .

Ja pjesa e intervistës me Babaramon ku ai flet për këtë

Si do të ia impononi dorëheqjen Metës kur nuk keni numrat?

Ne nuk ia imponojmë, le të rrijë me numrat e krimit. Ne nuk kërkojmë vetëm dorëheqjen e Metës, por të qeverisë.

Pra e ndryshuat shënjestrën?

Jo këtë kemi kërkuar gjithmonë. Nuk e di çfarë aludohet në media, por se çfarë bën populli është punë e popullit thoshte Rama dikur.

Ju jeni në konktakt të vazhdueshëm me popullin. Deri ku mund të arrijë?

Populli është i mërzitur shumë. Kur i poshtëron, kur i tall duhet edhe të përballesh me ta. Se si atë e dinë qytetarët.

SHKARKO APP