Edi Rama deputetëve të PD: Lum komandanti Enver që ju ka ju!
Eshtë shoqeruar me debate dhe ironi e batuta në parlament deri pas orës 23.00 projektligji për dosjet.
Që në fillim kryeministri ka ironizuar informacionet e publikuara nga Autoriteti i Dosjeve se një politikan i lartë me iniciale I.M. ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
“Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete”, tha Rama.
Sipas tij “Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë. Larg qoftë të mësojmë se shtetasin IM e paskemi pasur për 30 vjet. Ministër, kryeministër, president, larg qoftë të jetë ai. Non grata bashke me krahun radikal nuk është këtu në sallë, të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh marrin arratinë”.
Pas tij doli Enkelejd Alibeaj që justifikoi bashkimin e votave të grupit të tij me grupin e PS.
Ndërkohë doli përsëri kryeministri Rama. Ai ironizoi deputetët e PD-së, duke i akuzuar se janë të paditur dhe të rrahur nga “nongrata”. Kryeministri pasi foli duke u tallur me deputetët e opozitës, në një moment kur nga salla iu drejtuan për Belinda Ballukun si vajzë blloku. Rama tha se çfarë vajzë blloku kjo me gjyshin e pushkatuar nga Enver Hoxha dhe me familje të përsekutuar?! Dhe nuk duroi e tha: Lum komandanti Enver që iu ka ju! Komunizmin nuk e rrëzoi non grata juaj, ishte aty si Sekretar i Partisë të merrte lëvizjen studentore dhe e mori. Shyqyr që e mori se ndryshe s’do ju vinte radha të vinit këtu. Çdo më testosh kur për herë të parë për komunizmin e Shqipërinë ka publikuar Agjencia Telegrafike Japoneze BunkArtin që thatë u bë për të ringjallur këtë e atë- shtoi kryeministri.