Edi Rama: Deri të enjten kemi Reformën. Me pas shohim e bëjmë
Edi Rama po mundohet të marrë kohë përpara së të vendosë ti jap fund qeverisjes me Ilir Metën. Burime për gazetën Panorma bëjnë me dije se në një fjalim të shkurtër të mbajtur para deputetëve, ai tha se këtë të enjte fokusi do të jetë vetëm në një pikë: votimi i reformës.
Sipas tij, vetëm pas të enjtes do të diskutohet për të gjitha variantet e tjera, qeverinë teknike, mocionin e besimit, apo mosbesimit. “Ne do shkojmë të enjten në seancë vetëm për të votuar reformën dhe s’kemi asnjë diskutim tjetër, as mocion besimi, as mocion mosbesimi dhe as diskutim për qeveri teknike. Pas saj do shohim si do zhvillohen gjërat”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen pa media.
KOHA JONË SONDAZH

