Edi Rama dhe Elvis Naçi vizitojnë Thumanën: Do të ndërtohet një qytezë e re moderne

Kryeministri i vendit Edi Rama, shoqëruar nga Elvis Naçi, por edhe koordinatorja e projektit për Rindërtim Elva Margariti kanë vizituar Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

“Këtu do të ndërtohen banesa të reja. Kjo është e sigurt. Nuk dua të lë data, por do të fillojmë punën e projektit sa më shpejt. Ndërtesat që kanë mbijetuar nga tërmeti duhen parë, nëse kanë pësuar dëme në strukturë apo jo. Në rast se janë mirë në struktura, atëherë mund të rindërtohen në çati dhe në mure e mund të bëhen të reja, duke ruajtur të vjetrën, traditën Do të ndërtohet këtu një qytezë e re moderne”, tha Rama.

Elvis Naçi theksoi se do të punojë me shpirt për të bërë sa mës humë për rindërtimin e Thumanës. “Janë mbledhur paratë. Shqiptarët kaën dhënë para. Misioni im, yni është që çdo qindarkë të shkojë në vend. Asnjë qindarkë të mos humbasë kot”, deklaroi Naçi.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/998920963799783/

SHKARKO APP