Edi Rama flet për Dosjen 339

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” ka komentuar hetimet e dosjes 339 nga ana e prokurorisë shqiptare. Rama tha se nuk ka hetime të certifikuara nga askush lidhur me këto hetime.

”Jemi në një kontekst tjetër. Është një moment ku unë flas lidhur me kërkesën tonë për të bërë një hetim parlamentar mbi zgjedhjet e vitit 2009. Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush. Ka përgjime të dalë për të cilat në dijeninë time ka hetime për nxjerrje të sekretit hetimor. Nuk ka përgjime të certifikuara por ka përgjime të dala në shkelje të sekretit hetimor. Thjesht që ka një ndryshim shumë të madh midis të dyjave. Për sa i përket si janë zhvilluar hetimet mund të pyesni prokurorët”-u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?