Edi Rama hakmerret ndaj Fatos Nanos tek e shoqja, Xhoana

 

 

Edi Rama nuk harron. Ia mban mend atë që  Fatos Nano i bëri në Kongresin e vitit 2005. Ndaj ka urdhëruar Bashkinë e Tiranës për ta goditur. Dhe ka javë që po bëheshin letrat.  Bashkia e Tiranës, tashmë duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund kërkesës së saj për prishjen e restorant “Pulëbardhës” në pronësi të bashkëshortes së ish-kryeministrit, Fatos Nano.

Në një shkresë të datës 23 tetor që i është dërguar administratores së shoqërisë “Joy Travel”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë e Tiranës,  njofton subjektin për zgjidhjen e kontratës se qerasë.

Sipas Bashkisë, shoqëria “Joy Travel” nuk e përdor ambientin për qëllimin me të cilin e ka marrë “lokal shërbimi me sistem 24 orësh në shërbim të udhëtarëve”, prandaj po kërkon zgjidhjen e kontratës para afatit të përcaktuar (20 vite).

“Me përmbysjen e afatit me shkrim (15 ditë) Bashkia e Tiranës e konsideron kontratën e qerasë të zgjidhur”, thuhet në shkresën e Bashkisë Tiranë, shkresë që mban firmën e drejtoreshës Itena Ndroqi.

Lokali në fjalë ka vite që funksionon dhe dihet se aty mblidhen kryesisht antiRamët, pra njërëzit e Fatos Nanos. Lokali administratohet nga Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-liderit të PS-së dhe duket se  inati i kryeministrit të sotëm nuk ndalon derisa është urdheruar INUK për ta prishur javën e ardhshme. 

Ndërkohë ish-kryetari i PS-së dhe ish-kryeministri Fatos Nano mësohet se i ka dërguar fjalë Edi Ramës se po e kruan shumë me mua tek "vendi i Koços", ndaj përgatitu se me turmat do " terheqë zvarrë si dikur Enver Hoxhën, porse atë e morën bust, kurse ty do të marrin populli të gjallë nëpër bulevard".

Dhe si përgjigje Edi Rama ka thënë, ndër miqtë e tij, se nuk merrem me pleq që mbajnë uturakun e kujtojnë se janë djem të rinjë ,ndonëse mbajnë pulëbardha afër.

SHKARKO APP