Edi Rama i dashuruar me “Ranën e Hedhun” (Video)

Edi Rama duket se është i dashuruar nga “Rana e Hedhun” dhe bregdeti mahnitës i Shëngjinit.

Ndërsa ka postuar një video në Facebook, Rama shkruan:

“Nga Rana e Hedhun, mrekulli e natyrës në bregdetin Adriatik, ju uroj një ditë të mbarë“.

Ndërkohë me investimet e qeverisë qendrore po bëhet rruga e re përgjatë malit, buzë detit, e cila do t’i japë kësaj zone një bukuri e vlerë të jashtëzakonshme turistike. Dhe duket se kryeministri i ka shumë seriozisht investimet në këtë zonë, ku vlera e tokës ka shkuar nga 20 euro në 150 euro metri katror. Analistët ekonomikë parashikojnë që në pesë vitet e ardhshme Rana e Hedhun të jetë zona më e kërkuar në Shqipëri.

SHKARKO APP