Rama kundërpërgjigjet LSI: Mirënjohje Shkelzen Dolit dhe Ansamblit vjenez
Nuk ka vonuar dhe është përgjigjur kryeministri Edi Rama, indirekt edhe për reagimin e Petrit Vasilit të LSI.
Edi Rama shkruan në profilin e tij në Facebook :
Mirenjohje Shkelzen Dollit dhe Ansamblit Filarmonik te Vienes per mbremjen fantastike qe i dhuruan Shqiperise, Kosoves e gjjthe shqiptareve kudo, permes Koncertit te Vienes ne Tirane qe mori ngjyra te veçanta fale gjetjes se bukur te qelesheve, rakise dhe dollise se ngritur nga instrumentistet vieneze ne gjuhen shqipe: GEZUAR VITIN E RI.
Paradite Petrit Vasili kishte thënë për mediat se: “Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip. Orkestra e Radiotelevizionit Publik Shqiptar mund ta zhvillojë këtë eveniment, pasi është një formacion dinjitoz. ‘Danubin blu’ shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre. Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH-së mund ta sjellin Vjenën në Tiranë. Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve si edhe shqiptarët e pinë më mirë rakinë me fund”.



