Edi Rama mbron lejen e ndërtimit në Laguna Blu të Aleksandër Frangajt

 

 

Mbrëmë në emisionin e Sokol Ballës kryeministri Rama i pyetur nga gazetarët për lejën dhe ndërtimin në Qerret tek Laguna Blu në Kavajë, ku po bëhet shumë zhurmë mediatike dhe kritika publike prej ditësh, ai tha se leja mbetet në rregull me ligjin. Dhe është bërë në kohën e Berishës ai privatizim, tha Rama. 

Për këtë çështje kanë reaguar fort dhe janë perleshur mes njeri tjetrit Andi Bushati, Veton Surroi, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu, Mero Baze,etj. .Mbrëmë kryeministri Rama e mbylli këtë problem duke thënë se leja e Lagunës Blu është konform ligjit. Por Sokol Balla i tha se keni dy standarte, pasi në Vlorë prishët me dinamit pallatin e Lulzim Bashës, se edhe ai me leje ishte, kurse ne Qerret nuk po bëni zë. Por Rama i iku me marifet krahasimit me kunja të Ballës.

Ndërkohë mësohet se pas emisionit dhe përgjigjes së kryeministrit, se leja e Lagunës Blu është në rregull , fadromat përgatiten të fillojnë punë për ndërtimin në fjalë, sepse ai tha se nëse ia bllokoj lejen atëhere Aleksandër Frangaj na fiton gjyqin dhe na merr lekët si Qeveri.

Tani pritet që  punimet të rifillojnë në Laguna Blu.Nuk dihet se çdo bëjnë 251 familje të Lagunës Blu.

SHKARKO APP