Edi Rama merr pushimet por diçka po lexon (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet dhe prej ditësh shpërndan momente nga jeta e përditshme në InstaStory në Instagram. Sot kreu i qeverisë ka postuar një video të shkurtër. Shihet buzë detit me një filxhan kafe dhe detaji që s’duhet humbur është stema e shqiponjës stampuar tek filxhani i kafesë.
Kryeministri mban mbi tavolinë një libër, që siç dihet është miku më i mirë i pushimeve verore.
Fokusin e ka vënë tek thënia në libër. ”Great ideas come from the unconscious. But your unconscious has to be well informed, or your idea will be irrelevant”,-shkruhet në një frazë të librit. (Idetë e mëdha vijnë pa ndjenja. Por ndjenja juaj e pandërgjegjshmërisë duhet të jetë mirë e informuar, ose ideja jote do të jetë e parëndësishme).
Këtë libër e gjetëm në Google dhe kryeministri po mëson më shumë si të reklamojë.
KOHA JONË SONDAZH

