Edi Rama në Emiratet e Bashkuara me Blendi Klosin. Pse? Për ta kandiduar apo për ti mbyllur gojën?

 

Edi Rama shkruan ne Facebook:"Sot në Emiratet e Bashkuara Arabe në pjesën e parë të një dite intensive takimesh me Kryetarin e Keshillit Kombëtar Federal Mohamed Al Murr dhe zëvendëskryeministrin, njëkohësisht President i Fondit të Investimeve, Sheikun Mansour për projektet konkrete të investimeve në Turizëm, Infrastrukturë, Agropërpunim, zhvillimin e Zonave Industriale",.

Por me vete Edi Ramen kishte edhe nje prej dy kandidatëve per kryetar Bashkie ne Tirane, Blendi Klosin. Mesohet se eshte marre ne delegacion per ta bindur qe ai te kaloje minister ne vend te Erion Veliaj dhe, Erioni, te jete kandidati per kryetar Bashkie ne kryeqytet. Megjithate te verteten e marrim vesh te merkuren kur Edi Rama do ta shpalle emrin publikisht nga selia e PS. Porse Blendi Klosi duket shume i lumtur gjate vizites ne Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njeri minister, qe merrte pjese ne delegacion, thoshte per mediat se Klosi nuk kishte fjetur nga kenaqesia qe kryeministri e kishte futur ne delegacion.

SHKARKO APP