Edi Rama: Në kohën e Berishës kishte 300 mijë konsumatorë dritash pa kontratë

 

Nga Edi Rama.

Sot në Ministerialin e 13-të të Komunitetit të Energjisë ku, nën presidencën e Shqipërisë, u diskutua dhe u miratua paketa e rradhës për rritjen e investimeve në sektor dhe ndërtimin e një tregu të integruar rajonal të energjisë, pjesë e tregut europian, në dobi të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe sigurisë në furnizimin me energji. Shqipëria e mori Presidencën e Komunitetit në një situatë dramatike për sektorin e saj energjitik, i cili ishte në prag të falimentimit, me 1 miliardë dollarë borxhe; 52% humbje për shkak të vjedhjeve dhe rrjetit tërësisht të amortizuar, mbi 40 vjeçar në 85% të tij. Sot, situata është e përmbysur. Nga një sektor ku qeveria duhet të injektonte çdo vit, 150 milionë euro për të mbushur gropen e vjedhjeve dhe siguruar furnizimin me energji, në një sektor ku të ardhurat plus jane 130 milionë dollarë në vit dhe ku nuk është më nevoja e injektimit të mbijetesës nga buxheti i shtetit. Mbi 300 mijë konsumatorë që përfitonin deri dje energji në mënyrë të paligjshme, sot kanë nënshkruar kontratat dhe janë pjesë e sistemit. Nga 52% humbje, të cilat impononin shumë më pak investime në infrastrukturë, spitale, shkolla, kopshte e çerdhe, ne kemi pasur në muajin shtator, një shifër mbresëlënëse, 25.3%; shifra më e ulët e humbjeve në historinë e shpërndarjes së energjisë elektrike që lidhet thuajse tërësisht me rrjetin e amortizuar ku tanimë kanë nisur investimet e mëdha. Sot, Shqipëria është njohur ndërkombëtarisht si vendi lider në rajon për reformën gjerësisht transformuese në sektorin e energjisë, proces i cili startoi me arritjen e marrëveshjes me kompaninë CEZ, falë edhe mbështetjes teknike dhe morale të Komunitetit të Energjisë. Kjo reformë e mbështetur gjerësisht nga publiku shqiptar krijoi bazën për punën që vazhdon pandërprerë në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe të sektorit në tërësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?