Edi Rama në New York me diasporën shqiptare, një bashkëbisedim miqësor
Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim diasporën shqiptare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, kreu i qeverisë është pritur me brohorima, përqafime dhe shtrëngime duarsh teksa hyri në sallën e dominuar me flamujt kuqezi.
Edi Rama gjeti një zgjidhje përfekte bashkëbisedimi dhe jo fjalim të gjatë. Në fillim foli ato që kishte menduar, por me pas e ktheu në pyetje-përgjigje, duke e kthyer në një sallë ku sejcili ishte pjesmarrës.
“KRENAR PËR SHQIPTARËT E AMERIKËS KRENAR PËR SHQIPËRINË.
New York – Takimi i parë pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur udhëheqjen e vendit duke votuar nga aty ku banon”– shkruan Edi Rama para se filloi fjalën e tij në New York (SHBA) me diasporën shqiptare.
Ndër të tjera Rama tha se “Tashmë vota juaj për zgjedhjet në Shqipëri është një premtim i mbajtur. Jam përpara jush e gjithë shqiptarëve të Amerikës se pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të Bashkimit Evropian. Për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE, në Bruskel përkrahë gjithë flamujve të tjerë të familjes së madhe evropiane, të cilët i kemi përkitur historikisht. Sot është dita për të bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve. Ky është vetë kuptimi i këtyre mandateve dhe mandatit të ardhshëm për Shqipërinë”, u shpreh ai.
Me tej Rama theksoi: “Drejtësia ishte një pazar i madh dhe pandëshkueshmëria mbizotëronte. Era e re e shtetit fryn gjithmonë e më e fortë, falë edhe një bashkëpunimi të ngushtë me BE dhe SHBA. Në vetëm një dekadë, ne kemi trefishuar pagën minimale, kemi dyfishuar Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar, kemi dërguar pagën mesatare në 900 euro, jemi të parët në rajon edhe në rritjen e Prodhimit të Brendshëm për Frymë me mbi 100 përqind. Pagat sot në Shqipëri janë thuajse në nivel me rajonin. Shqipëria sot nuk është më vendi i një kasti që nuk ndëshkohet”.
I pyetur nëse do të vizitojë komunitetin shqiptar në Kanada, Rama u përgjigj duke krahasuar Kanadanë kundrejt Amerikës si Selenica kundrejt Vlorës. “Kjo mu duk si kur shkoj në Vlorë dhe më thonë kur do vish njëherë nga Selenica. Kanadaja është e jashtëzakonshme, por është si Selenica për Vlorën në krahasim me SHBA-në”, u shpreh Rama.
Ai vijoi batutën e tij duke shtuar se edhe rilindasit kanë thënë “Shqipëri mos ki frikë sa të kesh bijtë në Amerikë, jo në Kanada”.
“Kjo mu duk si kur shkoj në Vlorë dhe më thonë kur do vish njëherë nga Selenica. Kanadaja është e jashtëzakonshme, por është si Selenica për Vlorën në krahasim me SHBA-në. Rilindasit kanë thënë Shqipëri mos ki frikë sa të kesh bijtë në Amerikë, jo në Kanada. Kam një problem me premtimet se po e thashë do e mbaj patjetër. Nuk të premtoj se do vij para zgjedhjeve, meqë do ma jepni votën unë do vij pas zgjedhjeve në Kanada”, u shpreh Rama.
Krejt takimi ishte miqësor dhe premtues për ta votuar PS në zgjedhjet e vitit 2025.